Kryetari i Ferizajt Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi për asfaltimin e rrugës Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë, projekt që kap vlerën buxhetore të 3.5 milion eurove.
Me këtë rast kryetari Aliu ka falënderuar për mbështetje edhe dy zëvendësministrat, Muharrem Svarqa dhe Xhavit Zariqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aliu përmes rrjetit social.
“Një tjetër projekt madhor për Ferizajn e ferizajasit, nisi sot, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Financimit për asfaltimin e rrugës Talinoc i Muhaxherëve- Rahovicë, shteg rrugor ky me gjatësi 6 kilometër, me shteg për çiklistët e trotuare që kap vlerën buxhetore të 3.5 milionë eurove.
Bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi si dhe me mbështetjen e zëvendësministrave Zariqi dhe Svarqa, ishim sot me drejtorin e Infrastrukturës dhe Urbanizmit e Mjedisit, ku nënshkruam memorandumin për këtë projekt që mbi të gjitha do t’i jap ritëm të ri zhvillimi gjithë zonës ku do të investohet, lehtësi e përparësi, banorëve dhe bizneseve.
Urime Ferizaj, në nisje të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor!” ka shkruar Aliu.