17,05,2024

Ferizaj: Nëna thotë se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e saj të mitur, me të meta psikike

Must Read

Të mërkurën në një motel në Ferizaj, një vajzë 17 vjeç dyshohet se është dhunuar nga një burrë. Sipas Policisë, viktima është me të meta psikike, ndërsa tani Sinjali iu sjell detaje se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Rasti ka ndodhur gjatë të mërkurës, njofton policia e cila ka njoftuar se viktima bashkë me nënën e saj kanë raportuar në Polici se të mërkurën rreth orës 15:00, e mitura ishte duke u kthyer me autobus nga fshati Pojatë për në Ferizaj, mirëpo rrugës ishte takuar me një djalë të panjohur, emrin e të cilit nuk e dinte.

Sipas dëshmisë së viktimës, i panjohuri e ka marrë atë pa dëshirën e saj dhe e ka dërguar në një motel në Ferizaj ku edhe dyshohet se e ka dhunuar.

Sipas së miturës, në këtë motel ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img