28,08,2025

Ferizaj merr mbështetjen e Ministrisë së Financave në realizimin e shumë projekteve

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim pune ministrin e Financave në Qeverinë e Kosovës, Abdullah Hoti, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e realizmit të disa projekteve në komunën e Ferizajt të cilat po mbështeten nga Qeveria e Kosovës.

Pas takimit, kryetari Svarqa, e ka vlerësuar kontributin e kësaj ministrie dhe të ministrit Hoti, për krejt atë që po bënë në jetësimin e projekteve infrastrukturore në Ferizajt. Ai ka thënë se krahas kësaj është biseduar edhe për zhvillimet e ndryshme të afarizmit të suksesshëm të komunës Ferizajt, nga bizneset e fuqishme të komunës, të cilat po përmbushin me sukses obligimet e tyre në arkën e shtetit përmes kontributeve.

13735632_1220771541291000_562282997342696355_o

“Në kuadër të bisedave që patëm, natyrisht që unë në emër të qytetarëve të Ferizajt dhe qeverisë komunale e falënderova ministrin për angazhimin e tij permanent në dobi të realizimit të këtyre projekteve të cilat në asnjë mënyrë nuk do të ngecin si pasojë e ndonjë mungese të mjeteve financiare sado që një pjesë e tyre janë bartur për vitet në vijim. Ndërkaq pjesa më e madhe e orientimeve strategjike që lidhen me qytetin e Ferizajt janë duke u përmbushur siç janë, Fabrika për përpunimin e ujit të pijes në Talinoc, që do të realizohet me përkrahjen e kësaj ministrie. Në këtë aspekt po e presim një konfirmim pozitiv edhe për projektin e ujërave të zeza, ndërkaq ju e dini që ne, jemi të përfitues të kredive nga Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) për segmentin e rrugës nga pjesa magjistrale nga Prelez deri në fshatin Nikadin-Fshati i Vjetër, e cila pjesë e rrugës do të jetë me katër korsi dhe do të liroj qarkullimin”.Gjithashtu po zhvillohen punimet në segmentin e rrugës “Driton Islami” dhe po përfundojnë ato në rrugën “Brahim Ademi”.Siç e dini ka përfunduar së asfaltuar edhe rruga “Bësim Ndrecaj” që lidhen segmentin e rrugës “Brahim Ademi” deri në Bifurkacion” , ka thënë Svarqa.

Screen Shot 2016-07-28 at 17.17.40

Për më tepër Svarqa, ka përmendur edhe shqetësimet e qytetarëve dhe të biznesve për të pasur një qasje në magjistralen Ferizaj-Shkup.

“Që të dyja autostradat në një mënyrë e kanë anashkaluar qytetin e Ferizajt dhe mendoj se në formën që kanë nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt, gjë që edhe e pohon vet ministri, por që janë të njoftuar edhe kryeministri dhe ministri i Infrastrukturë. Ne kemi një konfirmim pozitiv për të qenë përfitues të kredive nga BERZH-i për futjen e hekurudhës nën tokë në mënyrë që të kemi më në fund një integrim të qytetit, i cili për shkak të hekurudhës vazhdon të jetë i ndarë. Por edhe projektet tjera si spitali, unaza e jashtme të qytetit etj”, ka thënë Svarqa.

Në anën tjetër, ministri Hoti, ka thënë Qeveria e Kosovës do të vazhdoi t’i financojë projektet e komunës pa asnjë pengesë, dhe se nuk do të ketë vonesa në kryerjen e tyre.
“Biseduam për projektet madhore që janë duke u zhvilluar në komunën e Ferizajt siç është autostrada. Besoj se shqetësimi i kryetarit për qasje në autostradë është shumë i drejtë dhe besoi se ministri i infrastrukturës do të gjejë një zgjidhje të shpejt, pasi që është ngritur në nivel të kryeministrit. Është projekti tjetër i hekurudhës përmes BERZH-it, janë duke u bërë disa studime shtesë në mënyrë që ky projekt për Ferizajt t’i përshtatës infrastrukturës lokale dhe nevojave të qytetarëve. Edhe hyrjet dalje që financohen nga BERZH-i do ta përmirësojnë qarkullimin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve të atyre pjeseve. Për neve si ministri e Financave, regjioni i Ferizajt, është shumë i rëndësishëm për të hyrat që do t’i kemi, bashkëpunim shumë të afërt me kryetarin e komunës në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për bizneset në regjionin e Ferizajt”, ka thënë Hoti, duke përmendur edhe disiplinën e lartë të komunës në menagjimin e parasë publike.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoti, ka vizituar edhe disa biznese prodhuese, si firmën për prodhimin e gypave të plastikës “Ferplast”, Fabrikën e konstruksioneve metalike”Eurometal” si dhe Administratën Tatimore të Kosovës në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img