27,07,2024

PDK: Ferizaj me rininë e saj në Dekadën e Re, shembull i rinisë për krejt Kosovën

Must Read

Sot, në Ferizaj, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike, ku morën pjesë, zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, deputeti Elmi Reçica, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, drejtues lokal të PDK-së dhe Rinisë Demokratike.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi sot se fuqia e PDK-së është rinia e saj, e cila edhe në të kaluarën fuqizoi ardhjen e qeverisjes së përgjegjshme në favor të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Ferizaj, ku u vunë në dukje të arriturat në këtë qytet, me mbi 250 aktivitete rinore, fushata e sensibilizimit me mbi 1200 të rinj në Rininë Demokratike të anëtarësuar si dhe takimet tjera të rëndësishme për rininë.

“I përulemi angazhimit të rinisë ferizajase dhe Rinisë Demokratike e cila me përkushtim po çon përpara idetë dhe synimet e PDK-së. Po hyjmë në dekadën e inovacionit, digjitalizimit dhe sukseseve tjera të rinisë tonë, në Dekadën e re, për këtë jemi krenar, për angazhimin tonë për Ferizajn për të ardhmen e tij, punoni të vendosur për ta dashur vendin tuaj, sepse keni mbështetjen e plotë të PDK-së”, tha kryetari Aliu.

Deputeti Elmi Reçica në fjalën e tij, theksoi se përballja me sfidat është vlera e Rinisë Demokratike jo vetëm në Ferizaj, por edhe në nivel vendi, sepse bartim traditën më të ndritur të altruizmit dhe sakrificës, dijes dhe vullnetit për qytetarin dhe atdheun tonë, andaj, theksoi ai, ju përgëzoj për të arriturat tuaja dhe vendosmërinë për të çuar përpara me Dekadën e re të gjitha interesat tuaja, me fokus interesat e rinisë, qëllimet dhe idetë tuaja progresive në Ferizaj dhe më gjerë.

Reçica i ftoi të rinjtë, të jenë pjesë e proceseve madhore jo vetëm në komunë por edhe më gjerë, për të ardhmen e rinisë, qytetit dhe shtetin e Kosovës, duke ftuar të rinjtë të përzgjedhin më të mirët për t’i pri rinisë, ngase në PDK, rinia është në fokus të zhvillimit të Dekadës së Re.
Ndërsa zëvendës kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, foli mbi rëndësinë e procesit zgjedhor në tërë Kosovën për Rininë Demokratike.

“Prej jush, vijnë udhëheqësit e rinj të komunës tuaj dhe më gjerë që do të mbrojnë interesin e vendit, ju jeni gjeneratë e cila bën që Kosova të lëvizë nga kjo fazë në zhvillimin e mëtejmë të shtetit”, tha Hoxhaj, duke shtuar se Kosova në të ardhmen dot ë jetë pjesë e OKB-së dhe NATO-s si shtet i zhvilluar demokratik.

“Besimi është vlerë e rinisë tonë, atë do ta shndërrojmë në vullnet dhe optimizëm”, tha Hoxhaj, duke ftuar rininë të mos heqin dorë nga synimet e veta për ta bërë Kosovën moderne, të zhvilluar dhe shtet krenar në mesin e shteteve evropiane demokratike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img