26,04,2024

Ferizaj: Mbahet gara regjionale për dhënien e ndihmës së parë

Must Read

Sot në sheshin Adem Jashari në Ferizaj, u mbajt gara e ndihmës së parë e organizuar nga Kryqi i Kuq në Kosovë. Gara e sotme ishte e nivelit regjional dhe përbëhej nga ekipe që vinin nga qytetet e regjionit të Ferizajt.

Sekretarja e Kryqit të Kuq, Jehona Kuqi tregon së qëllimi i kësaj gare është rritja e vetëdijesimit të qytetarëve për dhënien e ndihmës së parë.

“Kryqi i Kuq, dega në Ferizaj sot ka bërë organizimin e garave regjionale ku do të marrin pjesë pesë komuna të regjionit të Ferizajt: Lipjani, Shtimja, Ferizaj, Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Këto shkolla fituese të këtyre komunave, njëra do të jetë fituese për regjionin e Ferizajt. Pas përfundimit të kësaj gare dhe përzgjedhjes së shkollës fituese kjo shkollë do të vazhdoj më tej në nivel kombëtar, e cila garë do të mbahet për nder të ditës së ndihmës së parë në shtator. Kryqi i Kuq i Kosovës është i angazhuar si për shkollat ashtu edhe për vetëdijësimin e qytetarëve që të ofrohet ndihma e parë ngaqë është një element mjaft i rëndësishëm që të dihet të shpëtohet një jetë. Poashtu përpos këtyre garave të cilat janë tradicionale, ka projekte të tilla të zhvilluara nëpër shkolla ku ofrohet ndihma e parë dhe trajnohen nxënësit, trajnohen të rinjtë më qëllim që të përfitojë edhe shkolla edhe familjet e tyre dhe të tjerët për sa i përket dhënies së ndihmës së parë.” thotë Jehona Kuqi – Sekretare e Kryqit të Kuq.

Nxënësit që morën pjesë në këtë garë, u shprehën se gara të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura sepse kontribuojnë në zhvillimin e tyre individual.

“Duke qenë nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë, jemi përballur më herët dhe i kemi prekë këto raste por tash me këtë trajnim dhe këto gara ne jemi avancuar edhe më shumë. Grupi jonë por edhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e trajnimit besoj se janë shumë të gatshëm për me marrë pjesë dhe për me dhënë ndihmën e parë kujtdo që ka nevojë. Ne shpresojmë që do të arrijmë edhe në gara qendrore dhe shpresoj se kemi me dhënë maksimumin sepse jemi përgatitur këtë kohë prej garave të kaluara ku edhe jemi shpallur fitues.” thotë nxënësja Suhela Mehmeti.

“Këto gara janë shumë produktive për kohën dhe moshën që e kemi. Mund të themi që jemi përgatitur mjaft mirë për shkak se i kemi mbajt garat edhe në komunën e Lipjanit edhe me ligjëratat që i kemi mbajt më herët po besoj që jemi mjaft mirë. Mendoj që secili i ri dhe e re duhet me u angazhu në aktivitete të tilla të ndihmës së parë për shkak se në jetë ne kemi ngjarje të papritura dhe prej ndihmës së parë ne mund të mësojmë se si ta dhurojmë atë.” thotë nxënësja Zenije Osmani.

Në përfundim të kësaj gare, vendin e parë e mori shkolla e mesme “Dardania” nga komuna e Hanit të Elezit, e cila me këtë rast do të përfaqësoj regjionin e Ferizajt, në garat e ardhshme kombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img