22,12,2024

Ferizaj lokalizon të infektuarit me koronavirus, flasin edhe me Bondsteel për masat parandaluese

Must Read

Në komunën e Ferizajt deri më tani janë 18 raste pozitiv me koronavirus. Burimi i infeksionit për këtë komunë është kampi ushtarak i Bondsteelit. Kryetari i Komunës, Agim Aliu i tha Gazetës Express se të infektuarit janë në dy grupe. Njëri grup është familja e të ndjerit që ka punuar në kampin Bondsteel dhe grupi tjetër është grupi i kolegëve të të ndjerit.

Ferizaji është futur në karantinë si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 nga kjo komunë.

Nga 18 raste, 3 janë nga qyteti i Ferizajt dhe 15 të tjerë nga fshatrat e kësaj komune.

 Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se 6 fshatra janë tashmë të izoluara, vendbanimet prej nga janë të prekurit.

 “Ferizaji tani më është futur në karantinë, kryesisht prej nga e kanë origjinën të infektuarit janë 6 fshatra në izolim. 18 raste janë gjithsej, 15 nga fshatrat dhe 3 në qytet janë pozitiv”, ka thënë Aliu.

Ai është shprehur se burimi i koronavirusit në këtë komunë është nga kampi Bondsteel.

“Rasti i parë nga komuna jonë i cili ka ndërruar jetë ka punuar në Bondsteel. Tani kemi dy grupe të të infektuarve. Grupi i parë është familja e të ndjerit ndërsa grupi i dytë janë kolegët e të ndjerit që ka punuar me ta”, i tha kryetari Aliu, Gazetës Express të dielën.

Aliu tha se kanë biseduar me KFOR’in dhe të njëjtën e ka bërë edhe Ministri në detyrë Arben Vitia për masat që duhet të ndërmerren për stafin civil të kampit ushtarak.

Ai tha se kampi Bondsteel janë duke punuar me kufizime por që nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalë punën për të gjithë të punësuarit aty.

“Ne kemi bisedu me KFOR’in, kanë filluar me marrë masa, tani stafi civil është duke punuar me kufizime mirëpo nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalojnë punën në tërësi. Kampi ushtarak punon nën juridiksionin e tyre dhe ne si komunë nuk kemi kompetenca aty”, ka deklaruar Aliu.

Ai tha se Shtabi Emergjent i komunës me ekipet mobile janë duke iu ofruar qytetarëve të prekur nga koronavirusi ndihma ushqimore rregullisht.

“Po është ekipi mobil i vullnetarëve të Shtabit Emergjent që janë duke shpërndarë ushqime në fshatrat e të prekurve”,

Tutje, kryetari Aliu shtoi se ka marrë premtim nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë që do të ketë furnizime me barna dhe mjete mbrojtëse për komunën.

“Furnizimet nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ministrit  të Shëndetësisë i kam dërguar sot shkresë me nevojat që ka prezantuar Spitali Regjional i Ferizajt për furnizime dhe ai më ka premtuar se do të ketë furnizim për Ferizajt”, tha Aliu.

Deri më tani janë 8 komuna të Kosovës në karantinë pëfshirë edhe kryeqytetin. Mitrovica e Veriut, Zvecani, Suhareka, Ferizaj, Klina, Vitia, Malisheva, Prishtina

Kryetari i Prishtinës u ka bërë thirrje qyetarëve që janë jashtë se kanë kohë vetëm edhe sot deri në ora 17:00 të kthehen.

Aktualisht, Kosova po përballet me koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar 287 si dhe janë shëruar 58 të tjerë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media të dielën për të njoftuar për masat e reja./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img