27,12,2024

Ferizaj:  Lëndohet një punëtor  nga makina

Must Read

Ferizaj.13.07.2016. Këtë të mërkurë    është lënduar një punëtor nga makina  me të cilën punonte.

Në fabrikën e prodhimit të gypave plastik “Ferplast” në Ferizaj  një punëtor  (B.B rreth 35 vjeçarë)   gjatë  punës ka pësuar lëndime.

Punëtori i lënduar pas ndihmës dhe trajtimit në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sadik Krasniqi, njëri nga bashkëpronarët e fabrikës “Ferplast” i cili gjendej bashkë me punëtorin e lënduar në emergjencën e Spitalit i tha  FerizajPress-it se aksidenti ka ndodhur në momentet kur  është lajmëruar ndalja e rrymës.

“ Në momentin kur është lajmëruar ndalja e rrymës B.B ka provuar të kryej një veprim  para se të ndalet rryma dhe makina e ka kapë në një pjesë të trupit por për fat  ajo është ndal dhe nuk ka ardhur te ajo më e keqja. Fati që makinat janë  prodhimi më  ri dhe janë të digjitalizuara e të cilat  reagojnë  automatikisht ka bërë që të mos ndodhë më e keqja” tha Krasniqi.

“Për momentin  gjendja e pacientit është stabile. Pas  ndihmës dhe ekzaminimeve të nevojshme pacientin   do ta dërgojmë në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm (me CT) pasi  këtë aparaturë nuk e posedojmë në spitalin tonë”  tha  Sefedin Fazliu, mjek i emergjencës  së spitalit.

“Thjesht ishte një aksident,’taksirat’  gjëra që mund ti ndodhin çdokujt.Por për fat  po e ndiej veten mire,dhe pas ndihmës së dhënë  nga stafi I mjekëve  edhe dhimbjet janë zvogëluar” tha i lënduari nga makina.

I lënduari pas ekzaminimit në emergjencën e Spitalit të Ferizajt është dërguar në QKUK për ekzaminim  të mëtutjeshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img