12,12,2025

Ferizaj, i pari nga komunat e mëdha me zbatimin më të mirë të masave anti-covid në arsimin lokal

Must Read

 Vlerësimi për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë së virusit COVID-19 nga Shtabi Emergjent Komunal ka marr vëmendjen edhe nga institucione të ndryshme shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët kanë konstatuar mirëmenaxhimin e pandemisë në nivelin lokal nga ana e Shtabit Emergjent Komunal.

Së fundmi, është raporti i hulumtimit nga “Edu Task” i cili ka zhvilluar një hulumtim lidhur me zbatimin e masave anti-covid në nivelin arsimir lokal. Ky hulumtim, rangon Komunën e Ferizajt, të parën nga komunat e mëdha sa i përket zbatimit të masave anti-covid. Një vlerësim i tillë është mirëpritur edhe nga drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Ai tha se ky hulumtim është tregues i një pune me përkushtim të lartë të bërë nga administrata arsimire në Komunën e Ferizajt, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave si dhe mirëkuptimin e prindërve e nxënësve të shkollave të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img