29,03,2024

Ferizaj: Hapet ekspozitë e librave të poetëve dëshmorë

Must Read

Gjatë ditës së sotme në bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës me libra të poetëve dëshmorë.

Hapjen e kësaj ekspozite e ka bërë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila ka theksuar se kjo ekspozitë është e një rëndësie shumë të madhe, për shkak të asaj se në këtë forme po kujtohen poetët dëshmorë.

Të pranishmit me një fjale rasti ju është drejtuar edhe Albion Sherifi shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Me këtë rast është bërë shpallja e lexuesit të vitit, ndërkaq u lexuan edhe poezi nga të rinjtë ferizajas, poezi këto të poetëve dëshmorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img