20,04,2024

Ferizaj: Hapet ekspozita kolektive – Dita e Pavarësisë së Kosovës, çmimi “Gursel Syejmani” i ndahet Muhamet Ahmetit

Must Read

Në galerinë e arteve në Ferizaj, sonte u hap ekspozita kolektive kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtori i Drejtorja e  Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në prag të shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ekspozita tradicionale është  ndër aktivitetet kryesore që organizon galeria e arteve. Dëshmorët duhet t’i kujtojmë edhe nëpermjet punimeve artistike, prandaj ky çmim po behet ne nder të një dëshmori, pa gjakun e të cilëve nuk do të mund të ishim ketu”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani.

Ndërsa kryetari i  e jurisë Haki Xhakli ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm.

Alije Sylejmani bashkëshortja e dëshmorit Gursel Sylejamanu, është shprehur tejet mirënjohëse për ndarjen e këtij çmimi tashmë tradicional i cili po ndahet në qytetin e Ferizajt.

Ndërkaq Muhamet Ahmeti fitues i çmimit Gursel Sylejmani, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.

Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Haki Xhakli – Kryetar, Naim Spahiu anëtarë dhe  Agim Bujupi anëtarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img