Klubi i Volejbollit Ferizaj ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në volejboll për femra.
Duke dëshmuar forcën dhe përkushtimin e saj në këtë sport. Me një paraqitje dominuese gjatë gjithë turneut, volejbollistet e Ferizajt treguan disiplinë, talent dhe shpirt garues, duke i dhuruar klubit trofeun e parë në këtë garë prestigjioze.
KV Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2024, pasi triumfoi në finalen ndaj Skenderajt me rezultat 3:1.
Një përballje e fortë, ku Ferizaj tregoi forcën e vet për të rrëmbyer trofeun e çmuar, për herë të parë në historinë e re të klubit.



Setet:
17:25 – Ferizaj e nisi fuqishëm, duke dominuar që nga fillimi.
25:20 – Skenderaj reagoi dhe barazoi rezultatin në 1:1.
23:25 – Seti i tretë ishte vendimtar, me Ferizajn që e riktheu epërsinë.
18:25 – Në setin e katërt, Ferizaj e vulosi triumfin dhe ngriti trofeun e Kupës së Kosovës!
Ceremonia e Medaljeve dhe Çmimeve
🥈 Medaljet e argjendta për Skenderajn u ndanë nga:
✅ Antigone Veseli – Anëtare e Bordit të FVK-së
✅ Gëzim Ibrahimi – Anëtar i Bordit të FVK-së
🥇 Medaljet e arta për Ferizajn u ndanë nga:
✅ Ismeti Krasniqi – Kryetar i KOK-ut
✅ Valon Xhafaj – Nënkryetar i FVK-së
✅ Emine Ramadani – Nënkryetare e FVK-së
✅ Habil Ajeti – Nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtor i sportit në Tetovë
✅ Valon Nikqi – Sekretar i Përgjithshëm i FVK-së
🌟 MVP e finales u shpall Vesa Shabani e KV Ferizaj, ndërsa çmimin ia dorëzoi Bahri Gjinovci, president i FVK-së.
🏆 Kupën për KV Ferizaj e dorëzuan:
✅ Ismeti Krasniqi – Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës
✅ Bahri Gjinovci – President i Federatës së Volejbollit të Kosovës
Urime KV Ferizaj për triumfin dhe sukses të mëtejshëm në garat kombëtare