26,11,2024

Ferizaj: Është bërë hapja e 26 puseve për familjet skamnore dhe institucionet

Must Read

Ka përfunduar projekti i nënshkruar në mes të organizatës së bamirësisë “Qatar Charity” dhe Komunës së Ferizajt, për hapjen e 26 puseve, respektivisht 4 nga ato në Institucione shkollore, 1 në institucion kulturor dhe 21 në familjet të cilat kanë mungesë të ujit të pijshëm, por nuk kanë mundësi financiare për të hapur me mjete vetanake.

Projekti është nënshkruar në korrik të këtij viti, ndërsa sot është përfunduar i tëri, duke përfshirë hapjen e puseve, modifikimin me pajisje dhe pjesë përcjellëse dhe pranimin teknik.

Pranimi është bërë nga të tri palët, respektivisht Zyrtari i Komunës së Ferizajt, përfaqësuesi i Organizatës dhe përfaqësuesi nga Kompania e cila ka kryer punimet.

Pritet që vitin tjetër të ketë një marrëveshje të re në mes të Komunës së Ferizajt dhe organizatës në fjalë për projektin e ngjashëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img