15,01,2026

Ferizaj e pret i stolisur nënpresidentin amerikan

Must Read

Ferizaj dhe rrethina e tij është stolisur sot në mëngjes me flamuj e mbishkrime, duke mirëpritur nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe në shenjë nderimi për angazhimin prijës të Shteteve të Bashkuara për Kosovën .
Biden, së bashku me familjen e tij, do të qëndrojë sot pasite afër kampit Bondsteel, për të përuruar pllakën kushtuar birit të tij Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës dhe emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin Joseph R. “Beau” Biden III, do të marrin pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë e Sporteve, Naim Ferati.

13935014_1236866129681541_4558773387390500858_n

13900106_1236866133014874_1258831782969378817_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img