15,05,2024

Ferizaj do të intensifikoj bashkëpunimin me Komunën e Kaçanikut

Must Read

Ferizaj.25.01.2018. Gjatë ditës së enjte, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kaçaniku Besim Ilazi shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Ilazi ka uruar Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliun për mandatin qeverisës duke i uruar sukses dhe siguruar mbështetje në raportet ndërkomunale.

Komuna e Ferizajt dhe e Kaçanikut janë pjesë e pashmangshme e projekteve të përbashkëta për rajonin e Ferizajt. Në këtë pikë, krerët e dy komunave u zotuan se do të intensifikojnë bashkëpunimin për të arritur sa më shumë sukses në implementimin e planeve të tyre qeverisëse dhe investimeve të shtuara në rajonin e Ferizajt.
Kryetari Aliu falënderoi Kryetarin e Komunës së Kaçanikut për vizitën duke u zotuar se Ferizaj është gjithmonë e gatshme të mbështesë Komunën e Kaçanikut në iniciativat e saja me qëllim rritjen e ndërveprimit mes komunave përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img