29,04,2024

Ferizaj dhe GIZ-i gjerman, synojnë realizimin e një projekti tjetër

Must Read

Nënkryetari i komunës, Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani dhe drejtoren për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt, Xhemile Murati-Shabani kanë pritur në një takim menaxherin e projektit “Fit for Jobs” të Giz-it gjerman, Tobias Seiberlich.

Në fokus të diskutimeve të këtij takimi ishte projekti, që synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve kosovarë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Ky projekt është vazhdimësi e praktikave të mira me projektin e kaluar katër-vjeçar të Qeverisë Gjermane “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi”,  me të cilin, Komuna e Ferizajt ka pasur një bashkëpunim të mirë bashkë me akterët e tjerë lokalë si: Zyrën e Punësimit, Qendrën e Aftësimit Profesional,  Odën Ekonomike, OJQ Rinore dhe Shkollat e Mesme Profesionale me ç’rast bashkërisht janë organizuar shumë aktivitete, nga të cilat kanë përfituar shumë të rinj.

Disa nga aktivitetet e zhvilluara ishin edhe panairet e punës, dialogu në mes të akterëve lokalë, programet e praktikës në punë, programe të ndërmarrësve të rinj, trajnimi i të rinjve me aftësi të buta për tu përgatitur për tregun e punës e shumë të tjera.

Projekti i ri “Fit for Jobs”, synon të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me komunën e Ferizajt, posaçërisht në sferën e vazhdimit të dialogut me akterët lokalë për të përmirësuar punësueshmërinë e të rinjve dhe potencialisht aktiviteteve të tjera për të cilat janë dakorduar paraprakisht me partnerët politik MFPT dhe MASHTI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img