28,04,2024

Ferizaj: Asfaltohet rrugica “Shaban Biba”

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugicës “Shaban Biba” e cila gjendet në rrugën “Arsim Bega”.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga inspektimet e punimeve pa se po bëhet një punë cilësore dhe se një standard i tillë do të implementohet në çdo projekt infrastrukturore që do të realizohet në territorin e Ferizajt.

“Sot është një ditë e rëndësishme për banorët e kësaj lagje, kësaj rruge. Po asfaltohet shtresa e dytë e rrugicës “Shaban Biba” që gjendet në rrugën “Arsim Bega”, rrugë kjo që paraqet një arterie të rëndësishme qarkullimi për këtë zonë, natyrshëm duke ndikuar përveç në kualitetin e jetës për banorët edhe në rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë. Qeverisja ime është e vendosur të mbikëqyr detajisht realizimin e çdo projekti infrastrukturor, për të garantuar cilësi të punimeve dhe standard evropian të rrugëve me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Edhe ky projekt ka mbikëqyrjen e vet profesionale dhe nuk do të toleroj realizimin e asnjë projekti që nuk përmbush kushtet e nevojshme të parapara sipas kontratës” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky projekt infrastrukturor është tre vjeçar dhe kap një vlerë prej 100,000 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img