28,03,2024

Asfaltohet rruga mes fshatrave Babush-Bablak

Must Read

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Babush, Bablak, Tërn, me një gjatësi afër 4 kilometra.  Fshati Tërn vazhdimisht ka pasur problemin e udhëtimin për shkak të rrugës së paasfaltuar tash e sa vite.

Komuna e Ferizajt  në këtë projekt ka investuar  500 mijë euro, ndërsa investimet në këtë fshat nuk do të përfundojnë  me kaq, ka njoftuar Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

“Vuajtjeve të fshatit Tërn, Bablak dhe Lobovc sot po u vije fundi me asfaltimin e këtij segmenti  të rrugës. Është një projekt që është filluar  shumë kohë më parë  dhe fatmirësisht  sot po përfundohet, po asfaltohet edhe segmenti i fundit  Bablak-Babush . Pas përfundimit të këtij segmenti punimet do të vazhdojnë  edhe në segmentet tjera që janë paraparë  në këtë projekt. Jam i lumtur që pas pritjeve dyvjeçare  edhe problemet që kanë qenë rreth ridizajnimit të projektit, Ministria e Infrastrukturës  i ka përfunduar. Është një projekt i mirëpritur  për banorët e kësaj ane.Përveç këtij projekti, ne do të vazhdojmë edhe me projektet tjera të cilat i kemi paraparë  në kuadër të investimeve komunale  për këtë zonë. Besojë që me projektet nga Ministria dhe projektet që janë të parapara nga komuna, banorët e  këtyre fshatrave do të kenë një infrastrukturë  modern” ka thënë Drejtori I Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.Edhe kryetari i fshatit, Nazmi Musliu shprehet i kënaqur që sot u realizua një kërkesë e kamotshme  e tijë dhe bashkëfshatarëve.

“ Jemi shumë falënderues, nga të gjithë që pas 30 vitesh  edhe në këtë fshat po rregullohet infrastruktura. Deri më tani kemi qenë sikur të harruar por besojë që tashmë këto problem nuk do ti kemi dhe pres që edhe pjesa tjetër e rrugës Luboc deri në Koshare të përfundohet.   

Rruga që u asfaltua sot lidhë dy magjistralet, Ferizaj-Prishtinë dhe Ferizaj-Shtime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img