28,04,2024

Ferizaj: Arrestohet 17 vjeçari i dyshuar për vjedhje

Must Read

Ferizaj.05.01.2018. Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar një person i dyshuar për vjedhje dhe sulm fizik. Sipas policisë i arrestuari Sh.B  17 vjeçar ka kryer këto vepra në fund të muajit dhjetor.

Sipas njoftimit ai ka hyrë në tri lokale të ndryshme ku vjedhur para të cilat i janë gjetur dhe konfiskuar.

“I dyshuari Sh.B. (m/sh/k 17 vjeç) me forcë ka hy në tri lokale të ndryshme dhe nga aty ka vjedhur shuma të ndryshme parash, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar nga i dyshuari dhe njëherit ju janë kthyer viktimave të rastit. Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprat e kryera”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img