25,04,2024

Ferizaj: Aksioni i policisë rajonale në parandalim të aksidenteve, brenda tetorit shqiptohen 2666 gjoba

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në
identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin
të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e
Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj
në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt .
Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm
në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër
me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u
shqiptohen gjoba.
Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit
e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit
ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit
rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këto
kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba
    ( Heqje e patentë shoferit 27 )
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba
  • Kalimi i afatit të regjistrimit , 97 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110 gjoba
  • Gjithsej , 2666 gjoba
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe
    ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor
    dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img