12,05,2024

Ferizaj: Diskutohet Strategjia e Energjisë 2022-2031

Must Read

Ministria e Ekonomisë, pasditen e sotme organizoi takim publik me qytetarë dhe ekspertë të fushës, për prezantimin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031. Në këtë takim konsultativ, morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kurse nga Komuna e Ferizajt, mori pjesë Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi.

Ministrja Rizvanolli, para të pranishmëve prezantoi objektivat e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, synime këto që u vunë në diskutim publik, e që do të konsultohen në të gjitha komunat e Kosovës.

Diskutime mbi këtë temë pati nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ekspertë të fushës së energjisë dhe qytetarë, të cilët dhanë sugjerimet e tyre, komentet dhe vërejtjet mbi këtë strategji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img