01,05,2025

FER VOLLEY SHKRUAN HISTORI – KAMPION I KOSOVËS!

Must Read

Fer Volley ka fituar titullin e parë të kampionit të Kosovës në volejbollin e femrave, pas një finaleje dramatike dhe të jashtëzakonshme ndaj Skënderajt, të cilën e fitoi me rezultat 3:2 në sete.

Në një atmosferë elektrizuese në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj, skuadra vendase tregoi karakter dhe zemër të madhe, duke triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë finale dhe duke mbyllur gjithçka me 3 fitore kundrejt 0 humbjeve.

Ferizajaset nisën fuqishëm ndeshjen duke fituar dy setet e para 25:23 dhe 25:19, me organizim të mirë në fushë dhe mbështetje të madhe nga tribuna. Skënderaj reagoi fuqishëm, duke marrë setin e tretë 18:25 dhe të katërtin 23:25, për ta çuar finalen në setin e pestë vendimtar. Aty, Fer Volley nuk lejoi befasi – me vendosmëri dhe qetësi, fituan 15:11, duke shpërthyer më pas në festë historike.

Ky titull shënon një arritje të jashtëzakonshme për Fer Volley, një klub që u themelua vetëm në vitin 2019, por që brenda pak vitesh ka ndërtuar një projekt të suksesshëm, të kurorëzuar me trofeun më të çmuar në volejbollin kosovar.

🏆 CEREMONIA

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtarët e Bordit të FVK-së:
• Gezim Brahimi
• Antigone Veseli
• Halime Fetahu
• Merkur Zhubi
• Shkëlqim Sadriu, zyrtar nga MKRS

Medaljet për kampionet e vendit të parë u ndanë nga:
• Elmi Reçica, deputet
• Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së
• Valon Xhafaj, nënkryetar i FVK-së
• Emine Ramadani Reka, nënkryetare e FVK-së
• Xhemile Murati, drejtoreshë për sport në Ferizaj

Ndërsa kupën e kampionit e ndanë presidenti i FVK-së Bahri Gjinnovci dhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

Urime KV Fer Volley për këtë sukses historik 🎉

FerVolley #Kampionet2025 #VolejbolliIFemrave #RaiffeisenSuperliga #FVK #Finalja #TitulliIPare #Ferizaj #Skenderaj #Ceremonia #Medaljet #Kupa #HistoriaVazhdon

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dorëzohen në polici dy persona për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt

Ferizaj, 30 prill 2025 Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin "Vrasje e mbetur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img