02,05,2024

Federata E Paqes Universale shënoi aktivitetin “Udha e Paqes” në Ferizaj

Must Read

Me parakalimin me bicikleta dhe shpalljen e ambasadorëve të rinj të paqes, Federata E Paqes Universale shënoi aktivitetin “Udha e Paqes” në Ferizaj

Paraditen e sotme, në sheshin “Ismail Kadare” u mblodhën një grup pasionantë të çiklizmit, të ftuar nga Federata e Paqes Universale në Ferizaj, për shënimin e aktivitetit “Udha e Paqes”.

Me një fjalë rasti pas parakalimit me bicikleta, në ambientet e Teatrit, ngjarjen e përshëndeti Ambasadorja e Paqes, ish deputetja Mexhide Mjaku Topalli. Po kështu, në emër të Komunës së Ferizajt, të pranishmëve, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Nga niveli qendror, përkatësisht nga Qendra në Prishtinë e Federatës së Paqes Universale, të pranishmëve iu drejtua, Binak Ulaj – Kryetar i FPU-së në Kosovë, gjersa një prezantim të aktiviteteve e rolit që ka FPU, e bëri sekretarja e përgjithshme, Ejona Icka.

Në këtë ceremoni, Federata e Paqes Universale shpalli edhe tre ambasadorë të rinj, titull nderi ky që deri më tani i është ndarë personaliteteve të ndryshme për aktivizmin e tyre social, profesionql, vlerat njerëzore e familjare në 160 vende të botës. Ambasadorë të rinj të paqes nga Ferizaj u zgjodhën: Qëndrim Guri – çiklistë, pjesëmarrës në Olimpiadë, Nazmi Kupina, mjek stomatolog, aktivist social e pasionant i sportit të çiklizmit si dhe Albion Sherifi, aktivist social e politik, jurist i diplomuar.

Aktiviteti i sotëm u mbyll me interpretimin muzikor të këngëtares së re, tejet të talentuar, Ertiola Ademi, shoqëruar në piano nga Leon Çerkini, nën organizimin e prof. Lindita Isufit.

Federata për Paqen Universale u inaugurua më 12 shtator të vitit 2005, në Nju Jork në praninë e shumë kryetarëve të shteteve, aktual dhe të mëparshëm nga e gjithë bota, si edhe me praninë e figurave të tjera të larta ndërkombëtare. FPU ka seli të saj në 162 shtete. Në Kosovë FPU është themeluar në vitin 2008, dhe dega në Ferizaj në vitin 2019.


Udha e Paqes( PEACE ROAD) është një ndër nismat ndërkombëtare të FPU që synon të promovojë Paqen përmes komunikimit dhe lëvizjes. Ajo bashkon njerëzit e qyteteve e kombeve të ndryshme nën idealin e krijimit të një familje të madhe botërore, përtej dallimeve racore, etnike , fetare dhe kombëtare.

Kjo ngjarje e sotme u organizua nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img