15,05,2024

Fatmir Limaj: Vazhdojmë me Isa Xhemjalin, simbolin e ndryshimit

Must Read

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se me Isa Xhemajlajn do të vazhdojnë për ta ndryshuar qeverinë pas disa muajve.

Lexoni postimin e plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të NISMA-së në Drenas dhe ju qytetarë të Drenasit.

Dua të ju shprehi gjithë mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe kryesisë së NISMA për Kosovën, për gjithë angazhimin dhe punën që keni bërë për këto gjashtë javë, duke dërguar frymën e ndryshimit në çdo lagje e fshat të komunës së Drenasit.

Ju me zemër nuk kursyet as kohën, as energjinë për ta bërë kryetar, Isa Xhemajlin dhe për të sjellur ndryshimin e nevojshëm në Drenas. Pavarësisht vështirësive që u ballafaquat ju përball krejt aparatit shtetëror, ju keni vën vullnetin tuaj për të ndryshuar qeverisjen në Drenas. Ju jeni bartësit e fitores demokratike që për herë të parë ja sollët Drenasit, dhe tanimë Drenasi nuk është bastion i askujt.

Ne me Isa Xhemajlin do të vazhdojmë për ta ndryshuar qeverinë pas disa muajve edhe më të vendosur, edhe më të përgatitur deri në fitore. Kjo punë e juaja ishte një hap i madh drejt qëllimit tonë.

Falënderoj të gjithë qytetarët që sot votuan për Isa Xhemajlin, simbolin e ndryshimit në Drenas.

  1. L

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img