20,05,2024

Familja e Astrit Deharit ishte kthyer nga Zvicra në Kosovë (Video)

Must Read

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, transmeton telegrafi .

“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astriti, është shprehur se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

Në vazhdim mund të shihni pjesë nga dokumentari i realizuar më rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2010, në gjuhën gjermane – dialektin zviceran.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img