19,06,2024

Fadil Maloku-opozitës: O kapuni për kauza të vërteta, o mbylleni dyqanin!

Must Read

largea_fadil1407948743

Sociologu Fadil Maloku, vlerëson se partitë opozitare duhet të shkojnë pas kauzave të vërteta, po qe se duan ta përmirësojnë imazhin, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, opozita duhet që ta bëjë një “refresh të të gjitha niveleve”. E kjo duhet të ndodhë në mënyrë të menjëhershme, mendon ai.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e Malokut:

 

OPOZITËS: O KAPUNI PËR KAUZA TË VËRTETA, O MBYLLNE ”DYQANIN”!

1.Opozita, pa një konsistencë ideologjike (një profilizim në vija të trasha), pa një joshje ekzistenciale (një: platformë apo vizion social e ekonomik) pra, pa një synim dhe konsekuencë afatgjate, mos të shpresojë se do të mund ta bëjë ndryshimin në raport me qeverinë aktuale!

2.Opozita, duhet dosido ta flakë gjithqysh handikapin tjetër, që ka të bëjë me rotacionin e ekipit pra, figurave dhe fytyrave të (dështuara!) njëjta(!), që s’gëzojnë më karizëm të mjaftueshme politike! Asaj, i duhet urgjentisht një refresh në të gjitha nivelet, një “rekrutim” ekipor akademik e civil menaxherial që: dinë, mund dhe prodhon ide të lëna mënjanash…, e që janë interes i qytetarisë.

3.Opozita, në rast se dëshiron ta përmirësojë imazhin saj, patjetër që duhet (përveç: Asociacionit dhe Demarkacionit) të“ ngjizet” në KAUZAT E VËRTETA që kanë” të bëjnë me: “sovranitetin (e cunguar), pavarësinë (e reduktuar) dhe demokracinë (e munguar)”. I gjithë ky Projekt i rikthimit kah këto tri kauza, natyrisht kërkon mbështetje të miqve. Të cilëve, duhet shpjeguar ngadalë, por sigurt rëndësinë, peshën dhe nevojën që e kanë këto tri kauza në: sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe me gjerë…/GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img