02,07,2025

Fabrika në Ferizaj vazhdon të digjet (Video)

Must Read

zjarr-ne-algjeri-650x358

Zjarri në fabrikën e këpucëve në Prelez ende nuk është shuar plotësisht. KALLXO.com sjell pamje, të cilat tregojnë se si nga fabrika e shkrumbuar dje vazhdon të dalë tym edhe sot.

Fabrika e këpucëve “Geris”, në fshatin Prelez të Ferizajt, e cila u dogj pothuajse tërësisht nga një zjarr në mëngjesin e së shtunës, vazhdon të digjet edhe gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com sjell pamje të fabrikës një ditë pas zjarrit dhe nga pamjet shihet se si ende vazhdon të dalë tym nga fabrika e djegur.

KALLXO.com gjatë ditës kontaktoi edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, i cili tha se zjarri ende nuk është shuar plotësisht, por se kjo nuk përbën rrezik.

Shabani tha se hetimet lidhur me shkaqet e djegies janë në fazën fillestare, prandaj ende nuk dihen shkaqet.

“Ende nuk kemi arritur të konfirmojnë shkaqet e zjarrit. Ne jemi duke e hetuar rastin dhe sapo të pranojmë raportin nga hetuesit dhe zjarrfikësit do të dalim me raport për shkaqet e zjarrit”, tha Shabani.

Zëvendësdrejtori i Policisë tha po ashtu se ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve që shkaktoi zjarri në këtë fabrikë.

Zjarri në fabrikën “Geris” filloi gjatë ditës së djeshme ndërsa përkundër intervenimit të zjarrfikësve nga Ferizaj, të cilëve në ndihmë u erdhën edhe ata nga Lipjani, Vitia dhe Shtimja, nuk arritën të shpëtojnë fabrikën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img