17,05,2024

Evropa pa aleat… frika nga Trumpi dhe humbja e Amerikës

Must Read

Sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, Bashkimi Evropian po përballet me atë që amerikanët e quajnë “stuhi perfekte”, Putin është i angazhuar në ekspansionizëm përmes dhunës dhe propagandës, Turqia po kthehet në një shtet diktatorial, dhe tani janë forcuar populistët në Poloni dhe Hungari.

“Dhe tani, Donald Trump … Dy ditë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, Evropa e gjen veten në një përzierje të mosbesimit dhe dëshpërimit, me sa duket janë kamufluar nga letrat e urimeve që janë dërguar në Uashington. Merkel ka deklaruar se bashkëpunimi i saj me Trumpin varet nga qëndrimi i tij ndaj vlerave kryesore, e cila gjithashtu e ka ftuar atë të ruaj lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe dinjitetit njerëzor. Nën rrethana normale, një bisedë e tillë do të ishte një pasqyrim i arrogancës”, thotë Markus Becker, transmeton lajmi.net.

Ai i tha “Der Spiegel “, se asgjë nuk duket normale këto ditë, as në marrëdhëniet e Evropës me Amerikën, as në ndonjë gjë tjetër.

“Ngjarjet e tanishme në Turqi do të jenë problemi i parë për Bashkimin Evropian. Ndërsa lufta civile është ende duke vazhduar në Siri, Turqia luan rolin kyç në sigurinë e Evropës, por ky një vend i NATO-s është në rrëshqitje në diktaturë dhe marrëveshjen për refugjatë mes Brukselit dhe Ankarasë mund ta anulojë shumë lehtë. Ndërkohë, Erdogan pritet “të bëj biznes” me Puti”, shton Becker.

Sipas tij, admirues i Putinit tani do të ulet në karrigen e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse politikanët evropianë edhe nga distanca mendoj për ndonjë gjë pozitive, ai mund të kontribuojnë në bashkimin e Evropës, qoftë edhe pa dashje.

Ekspertët thonë se Evropa tani do të luftoj me veten për “vlerat perëndimore “.

“Është shumë e vështirë, madje edhe pse Bashkimi Evropian është në një gjendje më të mirë tani.

Me largimin e Britanisë, BE-ja e ka humbur fuqinë e saj të dytë më të madh. Ekonomia evropiane është e paqëndrueshme, ndërsa nacionalistët e krahut të djathtë janë në rritje në Francë, Holandë,

Austri, Gjermani, dhe tani po ata janë në pushtet në Poloni dhe Hungari. Në Bruksel ekziston frika se BE mund të vuajnë fatin e Shteteve të Bashkuara, pasi liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen mund të bëhet presidente e Francës, dhe Joachim Gauck mund të vendoset në krye të Gjermanisë”, tha Becker.

Sipas tij, zemërimi e ka çuar Trumpin  në pushtet, por një gjë e tillë është e pranishme edhe në Evropë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img