17,11,2024

Eveniment i madh humanitar në Ferizaj, do ndeshen luftëtar të mëdhenj, ndër ta edhe Ushtarët Amerikan

Must Read

Tani më gjithçka është zyrtare, më 29.12.2017 në palestrën sportive “Bill Klinton” në Ferizaj do të zhvillohet një event i madh humanitar i ngjashëm me atë në Prishtinë që u zhvillua në muajin korrik. Organizator sërish është Federata e ICF-it nga Zvicra me shoqatën e tij bamirëse që pronar është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, kurse Promotor kësaj radhe do jetë trajneri i mundjes dhe i MMA-së si dhe njohësi i mirë i sporteve luftarake Avdyl Salihu. Interesante është se ky i fundit ka arrit të bëj marrëveshje edhe me ushtarët e Bonstillit amerikan që gjenden në Ferizaj ku ata kanë shpreh interes për ti ndihmuar këtij evenimenti duke marr pjesë me garuesit e tyre.

Cekim se që nga viti 2013 Kicaj ka filluar të organizoj mbrëmje humanitar – sportive me qellim të mbledhjes së fondeve kundër sëmundjes së kancerit, si dhe për personave me nevoja të veçanta, por edhe të varfërve. Në përgjithësi fondet e mbledhura janë dedikuara për persona të sëmur me kancer. E fundit ishte në Prishtinë në muajin korrik ku u zhvilluan 14 përballje dhe e njëjta kaloi pa asnjë incident dhe mjetet e fituara u dedikuan për fëmijë me nevoja.

“Qëllimi i këtij projekti është organizimi i një aktiviteti sportiv ku ka karakter humanitar. Në këtë organizim do ketë pjesëmarrës – garues nga e gjithë bota si dhe kësaj radhe kemi përkrahje edhe nga ushtar amerikan nga Baza e Bonstilit që poashtu do të ndeshen. Po ashtu kjo mbrëmje është me qellim që të bëhet edhe vetëdijesimi i njerëzve tjerë që kanë mundësi të organizojnë mbrëmje të tilla humanitar”, deklaroi Mustaf Kicaj. Nga ana tjetër, promotori Avdyl Salihu paralajmëron një spektakël.

“Kemi planifikuar të mbajmë këtë eveniment dy ditë para vitit të ri me qëllim që gjithçka të shkojë në mënyrë festive. Nga tani së bashku me Mustaf Kicaj kemi filluar ti mbledhim garuesit, ka interesim sidomos nga luftëtarët kosovar që gjenden jashtë vendit e që dëshirojnë të ndeshen në vendin e tyre, kurse ne po ua bëjmë atë të mundur. Ëmbëlsira e mbrëmjes do jenë ushtarët amerikan që edhe vet do të ndeshen vetëm e vetëm për ti ndihmuar fëmijëve me nevoja por edhe vet organizimit dhe për këtë ne i falënderohemi publikisht sepse me këtë gjest ata kanë treguar se pse gjenden në Kosovë, për të ndihmuar edhe në kësi lloj formash. Ndihme kemi edhe nga menaxheri shkupjan, Evren Dalipi i cili do te na sjell ca garues e qe janë ne ombrellën e tij”, tha Salihu. Ai shtoi se në programin sportiv do të performojnë shumë sporte. “Pritet të kemi mbi 25 ndeshje, ku prej tyre do ketë Muay-Thai, Kikboks, Boks, MMA por edhe karate. Në sportin e fundit do kemi demonstrim të katave por jemi duke tentuar të zhvillojmë edhe dy lufta me emra të njohur nga ky sport, jemi në biseda. Poashtu do kemi edhe disa pika muzikore”, zbuloi Avdyl Salihu.

Ndryshe, qëllimi i këtij manifestimi është edhe për ti njoftuar të rinjtë me teknikat e këtyre sporteve luftarake,dhe nga afër ti shikojnë luftarët si zhvillojnë një luftë reale. Ndryshe, pritet të paraqitet edhe pronari i ICF dhe organizatori Mustaf Kicaj.

“Nëse është nevoja do të paraqitem edhe unë në Ferizaj vetëm e vetëm të ndihmojmë të gjithë nga pak. Nga ana tjetër, i ftoj nga tash të gjitha institucionet shtetërore dhe sektorin privat që të na dalin në ndihmë sepse në Prishtinë shumë pak ishim të përkrahur. Nga tani interes për të na ndihmuar ka shpreh drejtori e sportit komunal në Ferizaj që  i falënderoi me rezervimin e palestrës.  Cekim se edhe qyteti i Ferizajt do të fitoj nga ky event sepse shikuesit e këtij aktiviteti do jenë kryesisht nga vendet ballkanike, por do ketë edhe nga shqiptarët që jetojnë në Diasporë si dhe ushtar të NATO-së, që do vijnë për ti përkrahur garuesit e tyre. Me këtë qyteti i Ferizajit si nikoqir i këtij evenimenti do të promovohet në gjithë botën si qytet i cili ofron aktivitet sportive, kuzhinë të shkëlqyer, restorante si dhe natyrë të shkëlqyer. Të gjithë ata që vijnë të ndjekin këtë aktivitet të madh do ketë edhe përfitime financiare për vet qytetin por edhe një motiv plus për të rinjtë që të merren me sport e të largohen nga veset e këqija të shekullit 21”, tha Kicaj. Ndryshe, kartelat e hyrjes për këtë event të madh do kushtojnë 3 euro në tribuna, kurse ato VIP afër ringut do të përcaktohen së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img