Kompania ka njoftuar të gjitha vendet ku ka helikopterë të këtij lloji të ndërpresin fluturimet deri sa të dalë shkaku i vërtetë i aksidentit.
Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes ka vijuar me hetimin administrativ nëse janë zbatuar apo jo rregullat e fluturimit ajror. Burime bëjnë me dije se janë verifikuar kartelat mjekësore të dy piloteve ku ka rezultuar se ata e kanë kryer kontrollin një ditë para fluturimit dhe kanë rezultuar në kushte të mira shëndetësore.
Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se mjetit i është bërë kontrolli teknik ku ka rezultuar në rregull. Po në përputhje me parametrat ka rezultuar edhe karburanti një mostër, e të cilit është dërguar edhe prokurorisë.
Nga ana tjetër, prokuroria ka vijuar kontaktet me ekspertët gjermanë për të bërë të mundur çkodimin e kamerës së helikopterit, e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Në lidhje me ecurinë e hetimeve, Prokurori i Përgjithshëm ka informuar në mesditë edhe Presidentin e Republikës, i cili është njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura.
The post Eurocopter ndërpret prodhimin dhe pezullon fluturimet pas aksidentit në Shkodër appeared first on Lajminet.