11,11,2025

“Euro Metal”, kompania që kërkon saldues për më shumë se dy vjet- po i ikin punëtorët në Gjermani

Must Read

Kompania “Euro Metal” në fshatin Babush i Ri të Ferizajt, për më shumë se 2 vjet kërkon saldues.

Skaj magjistrales Prishtinë – Shkup është i vendosur një pllakat në të cilin shkruhet “Kërkojmë saldues”.

Insajderi ka kontaktuar këtë kompani për t’i pyetur se pse për kaq kohë të gjatë kërkojnë saldues.

“Po, pllakati është i vendosur për më tepër se 2 vjet”, ka pohuar pronari i kësaj ndërmarrjeje, Njazi Musliu.

Musliu i ka thënë Insajderit se “Euro Metal” ka problem të gjejë saldues të trajnuar sa duhet. Edhe ata që i gjejnë, Musliu thotë se ikin jashtë vendit për të punuar.

“Në kompaninë tonë i kemi dikund 35 saldues, mirëpo problemi është që nuk ka saldues të trajnuar sa duhet. Shumë nga salduesit që trajnohen dhe punësohen në “Euro Metal”, po lëvizin më pas për në Gjermani, me këto vizat e punës. Po e ndërprejnë punën pa paralajmrim. Për këtë po kemi probleme të mëdha”, ka thënë Musliu. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img