03,05,2024

Etem Arifi rizhegjedhet Kryetar i PAI-së

Must Read

Në prezencën e 176 Delegatëve të PAI-së, me 173 vota pro, tri abstenime dhe një votë kundër, Partia e Ashkanlinjve për Integrim ka rizgjedhur Hetem Arifin kryetar të saj.

Qazim Rrahmani, kryesues i kuvendit zgjedhor, tha se nga 101 anëtarë që duhet të jenë prezentë për zgjedhjen e kryetarit, PAI ka arritur të ketë prezent 176 anëtarë, të cilët sipas tij, në këtë formë kanë dëshmuar vullnetin e tyre për katër vitet e ardhshme.

“73 janë pro, 3 janë abstenim, 1 është kundër. Urime Hetem Arifi, kryetari i Partisë të Ashkanlinjve për Integrim edhe këtë mandat”, tha Rrahmani.

Ndërsa kryetari i rizgjedhur i IPA-së, Hetem Arifi, tha se do të fokusohet që të përmirësojë jetën e qytetarëve, në ofrimin e edukimi cilësor për të rinjtë ashkanlinj, krijimin e vendeve të punës e të tjera.

Më këtë rast, Arifi premtoi se do të përkushtohet maksimalisht në përmirësimin e jetës së komunitetit ashkali.

“Jeta më ka mësuar se nuk ka asgjë më të shenjtë se besimi i njeriut ndaj njeriut. Faleminderit për besimin që ma keni dhënë për të udhëhequr edhe një mandat PAI-në. Do të jem përherë mirënjohës dhe përgjegjës ndaj jush dhe qytetarëve ashkalinj. Do të filloj menjëherë të punoj që çdo vend ku ka ashkalinj, do të punojmë për të mirën dhe nuk do të lejojmë që të ketë ngecje. Do t’i përmirësojmë të gjitha një e nga një”, tha ai me rastin e rizgjedhjes kryetar.

Arifi tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërsa kërkoi nga kuvendi i PAI-së që të jetë gjithmonë i hapur për qytetarin e Kosovës, gjegjësisht komunitetin ashkanli.

Ndryshe, kuvendi i tretë zgjedhor i PAI-së në mbledhjen e tretë të rregullt zgjedhore ka miratuar edhe raportin e punës 4 vjeçare, ndryshimet në statutin e PAI-së, si dhe ka zgjedhur këshillin e përgjithshëm të partisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img