04,05,2024

Erdogan: Nuk do të lejojmë të harrohet grusht shteti i 15 korrikut

Must Read

“Sigurisht se nuk do të lejojmë që tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 të harrohet, as që do të lejojmë që të harrohet. Nuk do të lejojmë që tradhtia të futet nën qilim, as të pengohet thirrja e përgjegjësisë së tradhtarëve të cilët kryen këtë poshtërsi”, theksoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke rikujtuar tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar në vendin e tij.

Erdoğan po ashtu rikujtoi edhe rëndësinë e atyre që atë natë u ngritën në mbrojtje të shtetit dhe në këtë rrugë dhanë jetën.

“Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj miliona njerëzve që atë natë me çmim të jetës dolën në rrugë dhe sheshe. Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj dëshmorëve dhe veteranëve”, theksoi presidenti turk.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img