Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se nuk mund të pranojnë që të japin mësim ata të cilët për herë të fundit mbetën në klasë në një nga çështjet më themelore njerëzore, atë të refugjatëve dhe çështjes së Sirisë.
“Ne nuk pranuam të jemi në kolonializëm. Ne nuk pranuam të jemi njerëz të kategorisë së dytë. Ne i treguam gjithë botës që nuk do të jemi të mallkuarit në faqen e rruzullit. Ashtu sikurse vëllezërit e tyre nga Turqia edhe afrikanët kanë fituar lirinë e tyre jo me bamirësi apo për hir të diçkaje, por me thonjtë dhe dhëmbët e tyre si dhe duke e paguar me gjak”, ka theksuar Erdoğan.
Duke theksuar se nuk kanë për të dhënë asnjë lëshim për arritjet e tyre, Presidenti Erdoğan në vijim tha:
“Normalisht për kontributet, sugjerimet, ofertat e drejta, madje edhe kritikat më të rënda jemi të hapur. Duhet të jemi të hapur, por të na tregosh një të ardhme duke ngritur gishtin dhe me një gjuhë si më i lartë, nuk është e pranueshme.”
“Edhe do të nxisni luftën dhe përleshjet e armatosura në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe do të mbyllin edhe dyert atyre që janë të ndikuar nga kjo situatë për shkak të politikës suaj… A nuk është kjo ajo që bën perëndimi sot? Merr 10 persona, 50 persona, 100 persona, madje pret edhe faturën për këtë. Nga njëra anë do të bëni të qëndrueshme një varfëri në vendet afrikane për shkak të interesave tuaja, nga ana tjetër nuk do të ngrini zërin për ata që humbin jetën në Detin Egje apo në Detin Mesdhe për shkak të kësaj politike. Më pas do të merrni fëmijën Aylan dhe do ta vendosni në faqet e revistave tuaja si dhe do ta përdorni edhe atë dhe foton si një mjet shfrytëzimi”, tha Presidenti Erdoğan.
“Afrika është kontinenti që FETO është më e përhapur”
Ndërsa në lidhje me organizatën terroriste FETO, Presidenti Erdoğan është shprehur: “Tentativa për grusht shteti më 15 korrik në vendin tonë ishte një aktivitet i madh terrorist. Ajo u bë shkak për rënien dëshmorë të 246 qytetarëve tanë dhe plagosjen e 2.194 të tjerëve. Shkaktari dhe organizatori i kësaj tentative është organizata terroriste FETO. Kjo organizatë e cila nën emra, degë dhe struktura të ndryshme arsimi, ndihmash humanitare dhe përmes termave të ndryshëm si dialogu, etj, arriti të depërtojë në strukturat shtetërore. Përmes militantëve të saj në ushtri, më 15 korrik tentoi të zhvillojë një grusht shteti të përgjakshëm. Një nga kontinentet ku kjo organizatë është më e përhapur është Afrika. Vendet e Afrikës duhet të jenë shumë të kujdesshëm përballë kësaj organizate. Nesër, një ditë, kur të shohin se kjo organizatë ka hyrë deri në strukturat shtetërore, do të jetë shumë vonë. Ne po ju tregojmë atë që kemi përjetuar vetë dhe themi që merrni masat pa kaluar koha.”
“Dua të jem i qartë dhe ta them hapur se kjo organizatë përmes termave fetare robotizon brezin e ri. Kjo organizatë jo vetëm tek ne, por në të gjithë vendet ku ka aktivitet është shumë e rrezikshme”, ka shtuar presidenti i Turqisë.
.