03,07,2025

Enrique flet para përballjes me Atleticon, ja çfarë do të bëjë Barcelona

Must Read

enrique

Luis Enrique ka treguar se çfarë do të bëjë Barcelona ndaj Atletico Madridit.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Atleticos.

Enrique ka insistuar se Barcelona do të jetë e gatshme për atmosferën elektrizuese e cila i pret në ‘Vicente Calderon’, përcjell Gazeta Blic nga Goal.com

Barcelona e fitoi takimin e parë me rezultat 2-1 në Camp Nou, andaj gjithçka është ende e hapur për ndeshjen e kthimit.

“Kemi një avantazh të vogël, por gjithçka mbetet e hapur”, tha Enrique.

“Ekipi është i përgatitur për atmosferën e cila na pret. Nëse ka ndonjë ekip i cili mund t’i bëjë ballë Atleticos në Vicente Calderon, ai ekip është Barcelona”, përfundoi Enrique. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img