11,12,2024

Ende pa datë për gjykimin për të shtënat në odën e Fatmir Limajt

Must Read

Gjashtë të dyshuarve për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Gjakovës më 16 maj, ende nuk u është caktuar data e nisjes së gjykimit.
Meqenëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme rreth dy muaj, ende nuk është caktuarnjë datë për gjykimin e këtij rasti në degën e gjykatës në Malishevë.
Tashmë përveç Zëvendës Kryeministrit Dardan Gashi, ish-kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku, edhe shefit të kabinetit të Zëvendës Kryeministrit Limaj, Endrit Shala, po dyshohet për posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë për dyshimin e mbajtjes nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve edhe ndaj Behar Amerllahut, Fadil Demirit dhe Sherif Kastratit, pasi që në një video ishin parë duke festuar në odën e Fatmir Limajt ditën kur ky i fundit kishte fituar pafajësinë nga gjykata në rastin e njohur si “MTPT”.
Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ngritja e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, ende po pritet që ndaj të njëjtëve të caktohet seanca fillestare.
Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, në Dhjetor të vitit të kaluar ka inicuar rastin dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë filluar procedurat hetimore.
Në ndërkohë rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Pas kësaj prokurori Ismet Tofaj me datë 10 Janar 2018, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve, ndaj të akuzuarve të cilët do të përballen me akuzat me të cilat i ngarkon Prokuroria.
Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë pa kontroll nga dritaret e odës.
Siç është raportuar, të shtënat me armë zjarri në ambient të mbyllur kanë ndodhur në odën e Fatmir Limajt, në Banjë të Malishevës, pas lirimit nga Gjykata në rastin e njohur “MTPT”.
Prokuroria pretendon se Dardan Gashi me datë 30 Nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me Ligjin për Armë të Republikës së Kosovës, e cila armë me ligj karakterizohet armë zjarri e ndaluar, Gashi akuzohet se gjatë ahengut hap dritaren e me armën me gas të llojit “Gap” dhe një karikator të pranuar nga i akuzuari Fadil Demiri, shtën në ajër disa herë.
Duke u bazuar në këto veprime, i akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1, të KPRK-së.
Poashtu edhe i akuzuari Endrit Shala, në kohën dhe vendin e njëjtë më saktësisht në ditën kritike, bënë të njëjtat veprime duke shtënë me armën e llojit “Ekcol Jackal Dual Compact” nga dritarja e odës, të cilën armë e kishte pranuar nga i akuzuari Behar Amerllahu.
Gjatë ahengut familjar Durim Limaj ia hap dritaren e odës, ndërsa i akuzuari Endrit me armë gjysmë automatike “Scorpion” të llojit “Ekol”, të pranuar nga i akuzuari Sherif Katrati, duke shtënë kështu disa herë në ajër.
Me këto veprime i akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në vazhdimësi.
Për të akuzuarin Sami Lushtakun thuhet se në ditën kritike pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin, dhe i njëjti ka shtënë disa herë në ajër me armën e pranuar nga i akuzuari Behar Amerllahu.
Ndërsa të akuzuarit Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati, po akuzohen për veprën penale të armëve të mbajtura në posedim dhe kontroll dhe pa autorizim, të cilat veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Armë të Republikës së Kosovës.
Për këto veprime Prokuroria ka kërkuar që konform ligjit të përcaktohet dënimi plotësues, armët e sekuestruara të konfiskohen përherë dhe njëkohësisht të bëhet edhe asgjësimi i tyre.
Të gjitha këto armë janë sekuestruar dhe gjenden në sirtarin e provave në Stacionin Policor në Malishevë.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img