17,11,2024

Ende ka punë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, “Bechtel & Enkes’ i vazhdohet kontrata

Must Read

Pas pesë muajve vonesë, të enjten e kaluar është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse, planet ishin të hapej me 31 dhjetor të vitit 2018, kjo autostradë nuk u hap deri tani, për shkak të vonesave gjatë punimeve dhe pagesave.

Por, punimet në segmentin R6 të autostradës ende nuk kanë përfunduar dhe kompania Bechtel & Enka ka punë në të deri në 2020-tën.

Kjo pasi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e Autostradës R6.

Në një vendim të Qeverisë, të nënshkruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, bëhet e ditur se është aprovuar propozimi për ndërtimin e kyçjeve Ferizaj, Viti dhe mbikalimin në Paldenicë.

Me këtë vendim është autorizuar dhe obliguar që Ministria të negociojë me konsorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e kyçjeve dhe të mbikalimit

Kjo pasi, qytetarët e këtyre zonave kanë kërkuar kyçje në autostradë e cila lidh me shtetin fqinjë, Maqedoninë.

Kohëzgjatja e kësaj kontratë është nga 01.06.2019 deri me 01.12.2020. Por, se sa do t’i kushtojnë buxhetit këto projekte, ende nuk dihet.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për Indeksonline ka thënë se duhet të bëhen përmasat dhe parallogaritjet e projektit.

“Vendimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për kyçjet në Ferizaj e Viti dhe mbikalimin e Paldenicës së Hanit të Elezit, është marrë gjatë javën e kaluar. Rrjedhimisht është ende herët të flitet për çmim konkret se sa do të kushtojnë këto tri projekte, meqë duhet të bëhen përmasat dhe parallogaritjet e projektit”, ka thënë Lekaj.

Gjatësia e Autostradës është 5.7 kilometra pa ndërprerje, ndërsa lartësia është 83 metra.

Në këtë projekt kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë e 384.

Projekti në tërësi ka kushtuar 706 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img