02,05,2024

Elmi Reçica prezanton dy prurje të reja: PDK po shkkon drejt fitores së pashmangshme

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të forcohet në diasporë.

Është deputeti i saj, Elmi Reçica i cili ka kohë që ka nisur një turne, së pari në Zvicër e tash edhe në Gjermani ku po themelon nëndegë të partisë.

Ai sot ka treguar se dy persona që jetojnë në Bavari i janë bashkuar projektit të PDK-së për mërgatën, çka thotë se bashkë me ta partia e tyre do të ec drejt fitores së pashmangshme.

Postimi i tij:

Elmi Thaçi së bashku ne nipin e tij Labinotin, i cili ka kryer studimet për ekonomi në Bavari, dhe biznesmen i suksesshëm, i janë bashkuar projektit të PDK-së për Mërgatën.

Do të ndërtojmë strukturën e partisë në qytetin shumë të veçantë të Augsburgut dhe në mbarë Bavarinë.

Kjo dëshmon se në PDK po aderojnë dhe po bëhen pjesë e projektit për Mërgatën, veprimtarë të devotshëm dhe me përvojë si dhe të rinjtë shumë të suksesshëm dhe me perspektivë siç është Labinoti!

Mirëserdhët, bashkë do të ecim përpara drejt fitores së pashmangshme të PDK-së!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img