U.d i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi dje se Partia demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për Presidente.
Të njëjtin qëndrim e ka edhe deputeti Elmi Reçica
Reçica theksoi se ai mban të njëjtin qëndrim që është vendosur në Këshillin Drejtues të partisë.
“PDK-ja e ka një qëndrim, Këshilli Drejtues e ka marrë një vendim dhe e ka votuar, e ka prezantuar kryetari në detyrë i partisë, zoti Hoxhaj që PDK-ja nuk voton Presidente partiake. Patjetër që edhe unë ndaj të njëjtin qëndrim ” ka thënë Reçica.
UD i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj realizoi ditë më parë një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente Vjosa Osmani, takim nga i cili nuk pati asnjë rezultat.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës nuk mori një rezultat të mirë duke u renditur subjekti i dytë politik me 148285 vota apo 17 % që përkthehet në 19 deputetë.