Elmi Reçica: Historia nuk mund të rishkruhet, Liria ka emër!

Must Read

Konfirmimi i aktakuzave për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe çlirimtarëve të tjerë nga Dhomat e Specializuara, paraqet edhe një sfidë dhe sakrificë të angazhimeve të tyre jetësore për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Triumfuese dhe ngadhnjimtare do të jetë edhe kjo betejë e ballafaqimit të tyre me drejtësinë për luftën e pastër dhe të drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ata do ta mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me moralin më të lartë ashtu siç kanë punuar dhe janë angazhuar me moralin dhe integritetin më të lartë në luftën për lirinë e Kosovës.

Historia nuk mund të rishkruhet, Liria ka emër!, ka shkruar deputeti Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img