17,05,2024

Elmi Reçica: Ferizaj vazhdon të diskriminohet nga shumica parlamentare e qeveritare!

Must Read

Edhe sot gjatë shqyrtimit të dytë të projektbuxhetit për vitin 2022, ashtu si edhe në rishikimin e buxhetit të vitit 2021, kam parashtruar amendamentin 45 për projektin “Ndërtimi i Objektit të Spitalit Rajonal në Ferizaj”, përmes së cilit kam kërkuar që për këtë projekt të shtohet shuma për 2,500.000 (dy milion e pesëqind mijë) euro, duke qenë se qeveria ka paraparë zero euro për vitin 2022. Mjetet e parapara janë të bartura nga viti aktual dhe janë absolutisht të pamjaftueshme për ndërtimin dhe përfundimin e këtij projekti me rëndësi për gjithë qytetarët e Ferizajt dhe jo vetëm.

Spitali Rajonal i Ferizajt rrezikon shkatërrimin. Neglizhimi i tij është i papranueshëm. Mbi 100 mijë banorë të Ferizajt dhe rreth 150 mijë qytetarë të qyteteve përreth, duke përfshirë Kaçanikun, Shtimen, Hanin e Elezit, Shtërpcën dhe Vitinë, kanë nevojë për këtë spital dhe shërbimet e tij.

Mbështetja jo e mjaftueshme për ndërtimin e këtij spitali, tregon se kjo qeveri nuk ka interesim e as vullnet për të trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët e Komunës së Ferizajt.

Por, ashtu siç kam qenë i vendosur për ta filluar dhe mbështetur këtë vepër madhore për qytetarët e Ferizajt, unë do të vazhdoj të jem konsistent dhe konsekuent në realizimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt. Ndoshta edhe mund të vonohet, por do të bëhet!, ka shkruar deputeti Elmi Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img