20,04,2024

Elita ferizajase e viteve të `60-ta, që vulosi shumë procese zhvillimore

Must Read

Një foto e viteve të 1960-ta, shkrepur në Hotelin “Luboten” të Ferizajt, ku elita e atëhershme ferizajase në krye me Sinan Sahitin, festonin vitin e ri, më nxiti për një shkrim sado të mangët për atë brez kuadrosh, që i dha shtytje gjitha proceseve zhvillimore, sidomos atyre arsimore e kulturore, por edhe ekonomike e shëndetësore, përkundër faktit se edhe më tej në këtë qytet elementet shoviniste serbe ishin ende në fuqi, ndonëse sapo kishte ndodhur Plenumi i Brioneve, që solli një frymëmarrje më të leftë për popullatën shqiptare. 

Shkruan: Rexhep Rifati

Por ti kthehemi fotos në fjalë, ku asnjëri nga personalitetet në te, më nuk është në këtë botë , por që secili nga ta ka lënë gjurmë, qoftë në jetën politiko-sheqerore, ekonomike apo edhe kulturo- arsimore. Ja edhe emrat, sipas fotove ku ngritët dolli për vitin e ri: Nga e majta në të djathtë: 1) Sinan Sahiti, ish – funksionar komunal e në disa mandate edhe krahinor, 2) profesor, Muhamet Maloku, drejtor gjimnazi e më vonë i Qendrës së mesme shkollor por edhe funksionar komunal 3) Nazmi Marevci, mësues shumëvjeçar ( edhe mësues i imi në Komogllavë), 4) Rabije Musliu, amvise, gruaja e profesor Hajriz Musliut dhe motra e atdhetarit të shquar Abdullah Musliut 5) Hajriz Musliu, profesor në disa nga shkollat e mesme të Ferizajt dhe mësimdhënës i imi në Normalen e Ferizajt 6) Behxhet Shabani, profesor i imi në Normalen e Ferizajt, por edhe funksionar komunal në disa mandate dhe 7) Hetem Plepolli, mësimdhënës shumëvjeçar në shkollat fillore e të mesme të Ferizajt. E veçanta tjetër në këtë fotografi është se Hajriz Musliun e Nazmi Marevcin, jo vetëm që i pata mësimdhënës në fillore apo në të mesme, por edhe motivues për tu marr me gazetari, pasi që të dy në periudha të ndryshme ishin bashkëpunëtorë të jashtëm në gazetën “Rilindja” nga komuna e Ferizajt.

Në foton me plisa të bardhë, në rreshtin e parë ulë është nga personalitet e veçanta të kësaj komune: Halil Buçinca, kontribuues sidomos në arsim e kulturë dhe në mbështetjen e të rinjve përmes dhënies së bursave të shumta, ndërsa në foton ku jam unë si normalist bashkë me Hanumshahe Sopa- Ilazin është drejtori i Normales së Ferizajt, Fejzullah Çerkini, një nga kontribuuesit e mëdhenj të arsimit në komunën e Ferizajt, si dhe drejtor i parë i Normales së Ferizajt, ku po në këtë foto është edhe profesor Behxhet Shabani, gjithashtu mësimdhënës i yni në normale.

Se si dukej Ferizaj në fillim të 60`ve ja edhe një pikturë e Qazim Dushkut, një figurë kjo poliedrike në disa fusha të artit, si dhe një foto me aktorët ferizajas të asaj periudhe, ku bashkë me ta është edhe ish-kolegu im nga “Rilindja”, e shkrimtar i njohur që tash jeton në Zvicër, Ymer Shkreli.

Po në këtë periudhë kohore të viteve të `60-ta krahas hapjes së disa shkollave të mesme në Ferizaj dhe ndërtimit të disa objekteve shkollore në fshatra, u themeluan edhe një varg shoqërish amatore e sportive, ndër të cilat shquhet AKV “Kastriotët”, si dhe u përmirësua raportori i Teatrit që mori emrin “Vëllezërit Frashëri”, meqë rast në kuadër të 500 vjetorit të Skënderbeut u vu në raportuar edhe “Trimi i mirë me shokë shumë”.

Krejt në fund do theksuar se produkt i kësaj plejade, ku mungojnë edhe mjaft emra të tjerë, ndër të cilët spikat ekonomisti Zenun Beqa, ish kryetar Kuvendi dhe drejtor i kombinatit Bujqësor- industrial në Ferizaj dhe drejtor i Nyjës hekurudhore në Fushë Kosovë, ku edhe bëri spastrimin e elementeve- serbo – çetnike, të cilat edhe iu hakmorën në luftën e fundit me ekzekutim, janë thuaja se shumica e arritjeve në qytet me rrethinë, si në jetën politike e ekonomike ashtu edhe kulturore, shëndetësore e arsimore apo edhe sportive, ndaj edhe të gjithë duhet shikuar e vlerësuar me pietet  e respekt, duke i pas parasysh edhe rrethanat e kohës aspak të volitshme në shumë periudha si për ketë komunë ashtu edhe mbarë Kosovën dhe popullatën shqiptare në përgjithësi.

( Shkrimi botohet paralelisht në fb tim dhe në portalin prointegra.ch )

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img