02,05,2024

‘’Eli-Ab’’ financon ndërtimin edhe të 6 shtëpive për familjet skamnore

Must Read

Nadire Sylbeka nga fshati Greme i komunës së Ferizajt, po bëhet me kulm mbi kokë falë ‘’Eli-Ab’’-it dhe shoqatës humanitare ‘’Feniks’’.

E zonja e shtëpisë e cila jeton me tri vajza, u shpreh falenderuese ndaj donatorëve, duke thënë se asnjëherë nuk ka besuar që do të jetoj në shtëpi të re.

“Falenderoj pronarin e marketit “Eli-Ab’’ i cili na dha këtë ndihmë, po ashtu edhe shoqatën “Feniks” dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk kam besuar  deri tani që do të arrijë të bëj shtëpi të re”,tha Nadire Sylbeka.

Për finacimin e kësaj shtëpie nga marketi “Eli-Ab” u shpreh mirënjohës edhe kryetari i shoqatës “Feniks” Milaim Jashari, i cili tha se pronarët e këtij marketi, deri tani ata kanë ndërtuar 24 shtëpi.

“Kjo është shtëpia  e parë, por edhe pesë shtëpi të tjera kanë me u rregullu, kryesorja 6 familje do t’i rehatoj “Eli-Abi” dhe unë i falenderoj shumë sepse ka bërë shumë punë të mëdha, këto 6 shtëpi janë sivjet dhe bëjnë 24 shtëpi me shoqatën “Feniks”, deri tani dhe kjo është kënaqësia më  e madhe kur ata vetë lajmërohen dhe i caktojnë familjet, kanë shiku jetima dhe disa që janë në gjendje të vështirë dhe besoj se edhe ato shtëpi do të fillojnë së shpejti dhe brenda dy muajve këto shtëpi do të përfundojnë falë “Eli-Ab’’-it’’, tha  Jashari.

Kjo është shtëpia e 10 për këtë vit që shoqata humanitare “Feniks“ bashkë me donatorë është duke e ndërtuar, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img