16,04,2024

Ekzekutohet terroristi që vrau 5 gazetarë (FOTO)

Must Read

terro1

Një terrorist i dënuar për vrasjen e pesë gazetarëve, është lidhur në një tra prej druri para se të ekzekutohej nga një skuadër pushkatimi në Somali.

Hassan Hanafi, një ish-udhëheqës i medieve të grupit terrorist Al-Shaabab, ishte i lidhur në një shesh të akademisë policore në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë sot para se të shtinin në trupin e tij.

Ai u dënua me vdekje nga Gjykata Ushtarake në mars, pasi që ishte ekstraduar nga Kenia një vit më parë pas arrestimit të tij në vitin 2014.

terro-710x441

 

Hanefi, koka e të cilit ishte e mbuluar me një fletë të bardhë përpara se të vritej, ishte i njohur gjerësisht për rregullimin e konferencave për shtyp në vitet kur militantët e kontrollonin qytetin.

Grupi terrorist Al-Shaabab ishin rrëzuar nga pushtimi i qytetit nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan në vitin 2011.

Por grupi ende ka një rrënjë të fortë në Somali, pasi organizon sulme të shpeshta për ta rrëzuar qeverinë e mbështëetur nga Perëndimi. /Insajderi

terro2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img