29,04,2024

Ekspertët ngrenë alarmin: Buzëkuqët përmbajnë toksina kancerogjene

Must Read

Buzë të helmuara! Kështu është titulluar një studim i publikuar së fundmi në revistën “Environmental Health Perspectives” i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe “Berkley School of Public Health”. Ata shprehin nëpërmjet këtij publikimi alarmin në lidhje me buzëkuqët dhe shkëlqyesit e buzëve, të cilët shpesh përmbjajnë metale toksikë që përthithen nga mukozat të cilat ndodhen shumë pranë gojës.
Sipas tyre metalet më të rrezikshëm janë plumbi, kromi, alumini dhe problemi i vërtetë nuk është prania e metaleve por nivelet e larta të përqëndrimit të tyre. Më i rrezikshmi konsiderohet kromi i cili është një substancë kancerogjene kryesisht të stomakut. Mangani njihet për efektet negative që do të ketë në sistemin nervor dhe të mos harrojnë se produktet e tualetit nuk kanë lidhje vetëm me ju por edhe me fëmijën tuaj duke qënë se do të jenë shpesh pranë lëkurën tuaj.
Kujdes kur blini produktet!
• Lexoni gjithmonë përbërjen dhe preferoni produkte që nuk përmbajnë substancat e mësipërme;l
• Kujdes me produktet që qëndrojnë në kontakt të gjatë me organizmin si kremi. Ai qëndron më tepër në lëkurë se shampoja dhe sapuni.
• Mos përdorni produkte që përmbajnë propylparaben dhe butylparaben, sidomos tek kremrat.
• Evitoni përdorimin e produkteve me filtër UV në rast se nuk do të ekspozoheni në diell;
• Kujdes me produktet e fëmijës dhe vetes tuaj nëse jeni shtatzanë;
• Mos u gënjeni nga shkrimet “jo alergjik”, “klinikisht i testuar”, bazohuni më tepër tek etiketa e përbërjes. pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img