Elita politike ferizajase ka vëmendjen e plotë dhe fuqinë përfaqësuese në të gjitha nivelet qeverisëse. Dëshmi për këtë është edhe dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili ditë më parë dekretoi z. Hajdin Abazin, Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Komonveltin e Australisë me seli në Canbera.
Ky dekret paraqet një kthesë domethënëse në historinë politike dhe përfaqësuese të Ferizajt, ku një ferizajas për herë të parë dekretohet ambasador ose bartës i misionit diplomatik të vendit tonë në vendet e huaja.
Profesori universitar, Ambasador Hajdin Abazi ishte ndër themeluesit e diplomacisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetar i Komunës së Ferizajt si dhe Ndihmësministër për informim në Ministrinë e Mbrojtës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës