03,12,2024

EKSKLUZIVE: KE do të nxjerr raport pozitiv për Kosovën, pritet heqja e vizave!

Must Read

Komisioni Evropian do të mblidhet të mërkurën për të dhënë mendimin e tij rreth procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.
Burimet e Indeksonline të afërta me këtë proces kanë thënë se rekomandimi nga ana e KE-së është pozitiv për Kosovën dhe se përfaqësuesit e saj do të japin dritën e gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa sot kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shpreson që liberalizimi i vizave do të ndodhë, por sipas tij edhe në rast që raporti është pozitiv nga KE më pas është Parlamenti Evropian që vendos përfundimisht për këtë.
“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj Qeverie por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img