02,07,2025

Ekonomisti serb alarmon bizneset serbe: Nëse nuk hiqet taksa nga Kosova, duhet kërkuar çare diku tjetër

Must Read

Kryetari i Shoqatës serbe të Ekonomistëve, Aleksander Vlahoviq, e pranon që taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka një ndikim të madh në ekonominë e Serbisë.
Ai thotë që nëse nuk largohet një masë e tillë, atëherë Serbia do të jetë e detyruar që të gjej tregje tjera për arsye se 15 për qind të tregut e ka në Republikën e Kosovës.

“Ky vendim sigurisht ka një ndikim në eksportet serbe sepse gati 15 për qind e totalit të eksporteve të Serbisë i dedikohet tregut në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan ‘Vesti’, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që të reagojë për këtë taksë prej 100 për qind për produktet serbe, pasi sipas tij shkelet marrëveshja e CEFTA-së dhe është në kundërshtim me parimet bazë të tregtisë së lirë që ekzistojnë brenda BE-së.

“Nëse këto sanksione prej 100 për qind të vendosura nga Qeveria e Kosovës vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë me siguri prodhuesit e Serbisë mallrat e tyre që i kanë eksportuar në Kosovë, do të detyrohen t’i drejtojnë në tregje tjera”, ka përfunduar Vlahovic./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img