25,04,2024

“Ekipet mjekësore kanë vizituar 200 pacientë”, MSh jep detaje për rastin e helmimit në Han të Elezit

Must Read

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy zyrtarë të saj, zëvendësministri Arsim Berisha dhe këshilltari politik i ministrit Rifat Latifi, Anton Sllaku, kanë vizituar sot Hanin e Elezit për të trajtuar çështjen e dyshimeve për helmimin e qytetarëve nga uji i pijes në disa fshatra të kësaj komune.

Në komunikatën për media thuhet se Berisha është njoftuar nga autoritetet lokale shëndetësore të Hanit të Elezit se nga fillimi i ankesave të qytetarëve deri në ora 12:00 të ditës së sotme, ekipet mjekësore kanë vizituar 195 pacientë, kurse pas orës 12:00, pesë pacientë.

“MSh dhe SHSKUK kanë ndihmuar QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente”, thuhet në njoftimin për media.

Ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ndërkaq, kanë marrë edhe sot mostra për analizë laboratorike të ujit pas dyshimeve për intoksikim të ujit.

“Me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë”.

Tutje, thuhet se Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes cisternave, ka siguruar ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKSHPK-ja të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit.

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vizituar gjithashtu komunën e Hanit të Elezit duke iu ofruar mbështetje autoriteteve lokale për menaxhimin e situatës”.

Sipas MSh-së, situata është nën monitorim të vazhduar së bashku me IKSHPK-në e dikasteret e tjera relevante si janë në terren dhe në komunikim të vazhduar me autoritetet komunale për menaxhimin e situatës.

Komuna e Kaçanikut dhe ajo e Hanit të Elezit, tash e disa ditë po përballen me helmim të qytetarëve, që dyshohet te ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Gjatë javës së kular në QKMF-në në Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 300 qytetarë.

Ndërsa, në Han të Elezit, gjatë 24 orëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 108 qytetarë, të cilët kanë pasur simptoma të barkqitjes, vjelljes dhe temperaturë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img