29,04,2024

Ekipe mobile mjekësh në fshatrat pa qendra mjekësore

Must Read

Ferizaj, 7 korrik- Ngritja e temperaturave ka shtyrë menaxhmentin e QKMF-së në Ferizaj të mobilizohet për t’i dalë ndihmë fluksit të pacientëve. Sipas statistikave të QKMF-së, numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë shkon deri në 300 brenda ditës, shkruan Koha Ditore.

Menaxhmenti i QKMF-së ka mobilizuar edhe QMF-të nëpër lagje dhe fshatra të kësaj komune, ndërkohë kanë formuar edhe ekipe mobile nga QKMF-ja e Ferizajt, të cilët do të jenë prezentë nëpër disa fshatra që nuk kanë ambulanca të mjekësisë familjare, në mënyrë që pos kontrollimeve dhe matjeve të parametrave të përgjithshëm do të jenë më afër pacientëve, të cilët mund të kenë nevojë në këto temperatura të larta.

Ibadete Bucaliu-Ismajli, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë se tashmë e kanë mobilizuar të gjithë stafin mjekësor në QKMF dhe në QMF të lagjeve e fshatrave urbane, derisa frekuentimi i pacientëve po shënon rritje shkaku i temperaturave të larta.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img