10,11,2025

Egjipti raporton ekzekutimin e 20 militantëve të ISIS-it

Must Read

Qeveria filloi operacionet ushtarake në shkurt kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë organizuar shumë sulme ndër vite, ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në Egjipt, duke vrarë qindra persona.

Avionët luftarakë në shkretëtirë perëndimore, në një zonë që përdoret si një “vend i shenjtë dhe i nisjes për kryerjen e veprimeve armiqësore”, vranë shtatë militantë “shumë të rrezikshëm”, thuhej në deklaratë, përcjell TCh.

Më pas 13 militantë u vranë mes shkëmbimeve të zjarrit me forcat e sigurisë në Sinain e Veriut dhe një zonë të Sinait qendror. Në deklaratë nuk jepeshin detaje mbi kohën e zhvillimit të operacionit, por theksohej se 18 militantë të tjerë kanë përfunduar nën arrest.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img